-Papa Françesku u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të sigurojnë qasje të pakufizuar për të gjithë, në vaksinat kundër koronavirusit.
Në një fjalim të Ditës së Krishtlindjes, i mbajtur për herë të parë përmes online, Papa foli kundër vendosjes së “mureve” në trajtimin e koronavirusit.
“Biri i Zotit të ripërtërijë te udhëheqësit politikë dhe të qeverive një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar me kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të gjithë të kenë qasje në vaksinat dhe trajtim. Përballë një sfide që nuk njeh kufij, ne nuk mund të ngremë mure. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë”, tha Papa.
Papa tha se efektet e krizës shëndetësore treguan se nevoja për unitet global ishte më e madhe se kurrë.
“Në këtë moment të historisë, të shënuar nga kriza ekologjike dhe çrregullimet e rënda ekonomike dhe shoqërore, të cilat pandemia vetëm sa i ka përkeqësuar, është edhe më e rëndësishme për ne të njohim njëri-tjetrin si vëllezër dhe motra”, u shpreh ai.
Për shkak të pandemisë, mesazhi vjetor i Papës, “Urbi et Orbi” këtë vit nuk u mbajt nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit. Në vend të kësaj Papa foli nga një foltore në një dhomë brenda Vatikanit.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë