Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike të ndikuar nga masa ajrore të thata me origjinë verilindore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje të dobëta dëbore. Në rrugë parashikohen ngrica të forta të cilat në zonat e thella malore do të qëndrojnë edhe gjatë orëve të ditës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet me shpejtësi mesatare 3-8m/s dhe në bregdet dhe lugina deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/9 | Diell pak re |
| Kukës | -4/0 | Diell re |
| Lezhë | -1/10 | Diell pak re |
| Dibër | -7/-1 | Diell re |
| Durrës | 0/12 | Diell pak re |
| Tiranë | 0/11 | Diell pak re |
| Elbasan | -2/10 | Diell pak re |
| Berat | -5/10 | Diell pak re |
| Vlorë | 0/11 | Diell pak re |
| Korçë | -9/-1 | Diell re |
| Gjirokastër | -3/9 | Diell pak re |
| Sarandë | 0/10 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota
Sarandë. Po kryente ndërtim të paligjshëm të një objekti, në zonën e plazhit, në lagjen nr.4, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari.