Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti do të jetë me alternime vranësirash deri në të dendura. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën jugore, pjesërisht atë qendrore dhe mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtër në juglindje nga mesdita deri pasdite. Më tej intensiteti i reshjeve rritet.
Në majat e alpeve borë e lehtë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi 1 deri 7 m/sek, në bregdet deri 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/19 | re diell |
| Kukës | 6/14 | re shi |
| Lezhë | 11/18 | re diell |
| Dibër | 5/15 | re shi |
| Durrës | 11/21 | re diell |
| Tiranë | 8/19 | re diell |
| Elbasan | 8/20 | re shi |
| Berat | 8/20 | re shi |
| Vlorë | 11/21 | re shi |
| Korçë | 6/12 | re shi |
| Gjirokastër | 10/18 | re shi |
| Sarandë | 9/18 | re shi |
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët