ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së sotme moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokale që nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e pasdites. Më pas kemi ndërprerje të reshjeve.
Era do të jetë nga veriperëndimi-verilindja 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s. Valëzimi i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/33 | Diell shi |
| Kukës | 18/28 | Diell shi |
| Lezhë | 21/30 | Diell shi |
| Dibër | 17/28 | Diell shi |
| Durrës | 23/31 | Diell shi |
| Tiranë | 24/32 | Diell shi |
| Elbasan | 22/34 | Diell shi |
| Berat | 18/32 | Diell shi |
| Vlorë | 21/30 | Diell shi |
| Korcë | 17/28 | Diell shi |
| Gjirokastër | 17/30 | Diell shi |
| Sarandë | 17/30 | Diell shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota