Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.
Temperaturat priten të rriten ndjeshëm sot duke shënuar kështu një nga fundjavat më të nxehta të verës.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me zhvillime të pakta vranësirash deri në mesatare në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht në relievet malore. Përgjatë këtyre orëve vranësirat do të shoqërohen dhe me shtrëngata lokale shiu në Alpe dhe në pjesën malore verilindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare jugore dhe lugina era relativisht intensive. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/38 | Diell |
| Kukës | 17/34 | Diell re |
| Lezhë | 20/37 | Diell re |
| Dibër | 16/33 | Diell re |
| Durrës | 22/35 | Diell |
| Tiranë | 22/36 | Diell |
| Elbasan | 21/38 | Diell re |
| Berat | 18/38 | Diell re |
| Vlorë | 19/33 | Diell |
| Korçë | 16/30 | Diell re |
| Gjirokastër | 16/36 | Diell |
| Sarandë | 18/33 | Diell |
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese