SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 20 maj 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e vranësira mesatare. Nga orët e mesditës, parashikohet shtim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afat shkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites, pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht pasdite era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër19/30Diell re shi
Kukës18/29Diell re shi
Lezhë19/30Diell re shi
Dibër17/30Diell re shi
Durrës19/31Diell re
Tiranë21/32Diell re
Elbasan19/33Diell re
Berat20/33Diell re shi
Vlorë19/29Diell re
Korçë15/27            Diell re shi
Gjirokastër19/32Diell re
Sarandë20/28Diell re
error: