SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2023

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, por të dobta dhe lokale në një pjesë të madhe të territorit. Parashikohet mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë intensive me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtesi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi 5-8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.///

error: