SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 31 janar 2021

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë për ditën e diel do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa.

Moti nis fillimisht i kthjellët si dhe shtim vranësirash graduale deri në të dendura në të gjithë territorin prej orëve të mesditës.

Deri në orët e mesditës, parashikohen  reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug.

Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin. Borë në lartësitë mbi 1000m. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim  me shpejtësi 3-20m/s deri në orët e mesditës. Erë intensive parashikohet përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Pas orëve të mesditës era humbet intensitet deri në 10-12m/sek. Valëzimi në dete, do të jetë i forcës 2-6 me lartësi vale 1.5-3.5m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/13Diell shi/rrebesh
Kukës3/10Diell shi
Lezhë6/12Diell shi/rrebesh
Dibër0/8Diell shi/borë
Durrës8/15Diell shi
Tiranë8/15Diell shi
Elbasan6/15Diell shi
Berat8/16Diell shi/rrebesh
Vlorë8/16Diell shi/rrebesh
Korcë1/8Diell shi/borë
Gjirokastër2/13Diell shi/rrebesh
Sarandë6/15Diell shi
error: