SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte 3 dhjetor 2020

 /ata/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në veriperëndim dhe në jug të vendit reshjet do fitojnë intensitet deri mesatar.

Në lartësitë mbi 1300 metra në veri-verilindje do ketë reshje bore. Në juglindje në lartësitë mbi 1600 metra në orët e pasdites reshjet do të konvertohen në reshje bore.

Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Lindje me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi në bregdet dhe lugina deri në 12-18m/sek. Përgjatë vijës bregdetare jugore, në qarkun Vlorë do ketë stuhi ere e cila do arrijë shpejtësinë deri në 25-30m/sek .

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër6/8re shi
Kukës1/3re  shi
Lezhë8/10re shi
Dibër1/3re  shi
Durrës9/17re  shi
Tiranë9/15re  shi
Elbasan9/16re  shi
Berat5/17re  shi
Vlorë10/16re shi
Korcë2/9re  shi
Gjirokastër3/10re  shi
Sarandë10/15re  shi
error: