Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e të thata me jugore.
Moti parashikohet i kthjellët me kohëzgjatje me diell e me vranësira të pakta të larta transparente kryesisht në relievet malore të territorit.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi 8-12m/sek e shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/22 | Diell re |
| Kukës | 7/20 | Diell re |
| Lezhë | 9/21 | Diell re |
| Dibër | 5/19 | Diell re |
| Durrës | 11/23 | Diell |
| Tiranë | 12/23 | Diell |
| Elbasan | 9/22 | Diell re |
| Berat | 7/22 | Diell re |
| Vlorë | 10/22 | Diell |
| Korçë | 6/19 | Diell re |
| Gjirokastër | 7/20 | Diell |
| Sarandë | 11/23 | Diell |
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026