SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e martë 15 shkurt 2022

Për ditën e sotme parashikohet një përkeqësim i kushteve atmosferike mbi vendin tonë ndikuar nga depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë alternimet e kthjellimeve përgjatë pjesës së parë të ditës në qendër dhe jug. Në veriperëndim reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet me intensitet të ulët nisin pas orëve të pasdites. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 500 metër në relievet malore në verilindje reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri ne 10-14m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/12re shi
Kukës3/12re diell shi
Lezhë4/12re shi
Dibër1/10re diell shi
Durrës7/17re diell shi
Tiranë7/16re diell shi
Elbasan8/17re diell shi
Berat3/15re diell shi
Vlorë6/13re diell shi
Korçë-3/10re diell shi
Gjirokastër4/13re diell shi
Sarandë7/15re diell shi
error: