Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare, të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore-malore në lindje e juglindje të territorit. Në relievet e larta malore në ekstremin verior e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë priten reshje shiu të izoluara, në formën e shtrëngatave afatshkurtra e me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/37 | Diell re |
| Kukës | 20/35 | Diell re |
| Lezhë | 22/37 | Diell |
| Dibër | 17/35 | Diell re |
| Durrës | 20/38 | Diell |
| Tiranë | 22/37 | Diell |
| Elbasan | 21/38 | Diell |
| Berat | 18/37 | Diell |
| Vlorë | 19/36 | Diell pak re |
| Korçë | 18/32 | Diell re |
| Gjirokastër | 18/37 | Diell pak re |
| Sarandë | 22/33 | Diell |
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim