SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 1 shkurt 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellët me  vranësira të pakëta deri në mesatare kryesisht ne relievet malore të vendit dhe në orët e mbrëmjes. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga  1 – 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era me shpejtësi deri në  6 – 9 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër0/9diell
Kukës-3/6 diell
Lezhë1/11 diell
Dibër-4/6 diell
Durrës2/13 diell
Tiranë2/13 diell
Elbasan1/13 diell
Berat0/13 diell
Vlorë4/13 diell
Korçë-4/5 diell
Gjirokastër-2/12 diell
Sarandë3/13 diell
error: