SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 17 maj 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri te dendura si dhe intervale kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në mëngjes përgjatë relieveve malore, në mesditë reshje me intensitet të ulët në të gjithë vendin ndërsa në perëndim, në lindje reshje me intensitet deri mesatar dhe lokalisht stuhi e shtrëngata afatshkurtra. Në orët e pasdites reshjet mbeten prezente me intensitet  të ulët në të gjithë vendin, ndërsa në qendër, lindje e verilindje reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar shoqeruar me stuhi e shtrëngata afatshkurtra. Ndërprerje të reshjeve gjatë orëve të natës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 11m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 25m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3 deri në 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër11/16Re shi diell
Kukës7/20Re shi diell
Lezhë14/17Re shi diell
Dibër10/20Re shi diell
Durrës14/21Re shi diell
Tiranë14/21Re shi diell
Elbasan12/20Re shi diell
Berat14/23Re shi diell
Vlorë14/22Re shi diell
Korçë8/16Re shi diell
Gjirokastër12/21Re shi diell
Sarandë11/19Re shi diell
error: