SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 3 gusht 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime të pakta deri mesatare kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet kodrinore – malore në lindje vranësirat nga orët e mesditës deri ato të pasdites hera-herës deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, hera-herës fiton shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.          

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/38Diell
Kukës18/34Diell re
Lezhë26/36Diell re
Dibër15/34Diell re
Durrës21/36Diell
Tiranë22/38Diell re
Elbasan21/38Diell re
Berat18/38Diell re
Vlorë19/35Diell
Korçë16/30Diell re
Gjirokastër17/37Diell re
Sarandë22/34Diell
error: