Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat kalimtare kryesisht në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje.
Mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë parashikohet gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë shpejtësi 9-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/10 | Diell |
| Kukës | -4/5 | Diell |
| Lezhë | 0/12 | Diell |
| Dibër | -6/6 | Diell |
| Durrës | 3/15 | Diell |
| Tiranë | 2/14 | Diell |
| Elbasan | 2/15 | Diell |
| Berat | 2/16 | Diell pak re |
| Vlorë | 5/16 | Diell pak re |
| Korçë | -2/6 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 1/14 | Diell pak re |
| Sarandë | 4/15 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026