Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura në pjesën veriore dhe bregdetare.
Në orët e para të mëngjesit në pjesën veriore dhe në bregdetin perëndimor reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Më pas reshje me intensitet të ulët. Prej orëve të pasdites deri ato në mesnatë do të ketë ndërprerje të reshjeve. Mjegull e mjegullinë lokale.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim 1-10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/22 | Re shi diell |
| Kukës | 9/19 | Re shi diell |
| Lezhë | 14/22 | Re shi diell |
| Dibër | 8/15 | Re shi diell |
| Durrës | 14/23 | Re shi diell |
| Tiranë | 14/21 | Re shi diell |
| Elbasan | 15/20 | Re diell |
| Berat | 14/18 | Re diell |
| Vlorë | 16/22 | Re diell |
| Korçë | 10/19 | Re diell |
| Gjirokastër | 14/20 | Re diell |
| Sarandë | 14/23 | Re diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota