Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet ngas kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur dhe mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/23 | Diell pak re |
| Kukës | 10/22 | Diell pak re |
| Lezhë | 12/24 | Diell pak re |
| Dibër | 8/24 | Diell pak re |
| Durrës | 9/27 | Diell pak re |
| Tiranë | 11/27 | Diell pak re |
| Elbasan | 10/26 | Diell pak re |
| Berat | 8/28 | Diell pak re |
| Vlorë | 10/27 | Diell pak re |
| Korçë | 7/23 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 6/27 | Diell pak re |
| Sarandë | 10/25 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje