Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e me vranësira në shtim kryesisht në orët e mesditës e në vazhdim duke përfshirë të gjithë territorin. Reshjet e shiut të herëpashershme e me intensitet të ulët deri në mesatar do të bëhen prezente në orët e pasdites. Në orët e mbrëmjes reshjet do të fitojnë intensitet deri në mesatar hera herës ne formën e shtrëngata e me shkarkesa elektrike. Mjegullinë për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet intensive me shpejtësi 15-20m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/28 | Diell re |
| Kukës | 13/29 | Diell re |
| Lezhë | 16/27 | Diell re |
| Dibër | 13/25 | Diell re |
| Durrës | 20/31 | Diell |
| Tiranë | 16/31 | Diell |
| Elbasan | 18/29 | Diell |
| Berat | 17/30 | Diell |
| Vlorë | 18/29 | Diell re |
| Korçë | 15/25 | Diell re |
| Gjirokastër | 12/27 | Diell re |
| Sarandë | 19/30 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat