-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe i uron shërim të shpejtë pas probleme në gjendjen e tij shëndetësore.
“Mësova me shqetësim për gjendjen tuaj shëndetësore dhe u gëzova pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe tashmë shëndeti i Juaj po përmirësohet. Uroj që të ktheheni shumë shpejt në përditshmërinë e punëve tuaja”, shprehet Ruçi.
“Gjej rastin të shpreh edhe njëherë vlerësimin tim të lartë për kontributin tuaj të spikatur në shërbim të harmonisë e tolerancës midis besimeve e komuniteteve fetare, si edhe të paqes e mirëkuptimit midis popujve”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.///
ME SHUME LAJME
Media franceze: Riviera dhe Alpet shqiptare, mes destinacioneve që po tërheqin vëmendjen e botës
Batërdi në parkun e Liqenit
Borsh. Arrestimi i Moisi Habilajt, Policia e Vlorës zbardh detaje nga operacioni