SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Pas shkolle”, mësuesit do të shpërblehen me 1000 lekë ora

Qeveria ka vendosur dyfishimin e honorarit me të cilin shpërblehen mësuesit që kontribuojnë në programin “Pas shkolle” duke e çuar në 1000 lekë për një orë nga 500 lekë që ishte e parashikuar.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi sot pas mbledhjes së qeverisë se në vazhdim të ndryshimeve ligjore të muajit mars, ky vendim i ri i Këshillit të Ministrave mbështet zgjatjen e kohës së qëndrimit në shkollë që kombinon programin e detyrueshëm me aktivitetet në kuadër të programit “Pas Shkolle”.

Kumbaro tha se njëherësh është hapur lista e bashkëpunimit përtej mësuesve të shkollave, me mësues në pension, ekspertë e specialistë të arteve, zejeve, etj.

“Kjo pjesë e programit duhet të mbështetet financiarisht, kjo është arsyeja pse sot Këshilli i Ministrave vendosi që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruara në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. Ishte e parashikuar 5 dhe kemi mbërritur në 10”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “jo vetëm kaq, por ne hapin listën e bashkëpunëtorëve me mësuesit që janë brenda sistemit shkollor, të cilët pasi kanë kryer orët e detyrueshëm dhe ndoshta nuk kanë energjinë e duhur për të vazhduar edhe dy tre orë të tjera, por e hapim këtë listë, tashmë me këtë vendim për mësues që janë në pension, që janë aktiv dhe kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij programi, për specialistë të ndryshëm të arteve, të muzikës për artizanë”.

Kumbaro bëri një ftesë për të gjithë figurat e arsimit, artit, sportit që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë program.

Ministrja e Arsimit,( Foto: Andrin Hoxha/Klodi SARAÇINI)///

error: