Festa e Pashkëve ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Qafë Botës dhe në Portin e Sarandës.
Sipas të dhënave nga Policia Kufitare e Sarandës, rreth 7,200 persona kanë kaluar në hyrje dhe dalje në të dyja pikat kufitare me Greqinë.
Në Qafë Botë kanë kaluar mijëra shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe qindra mjete, ndërsa lëvizjet kanë qenë të balancuara si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Ndërkohë, në Portin e Sarandës fluksi është menaxhuar përmes tre trageteve që kanë operuar gjatë gjithë ditës.
Autoritetet bëjnë me dije se puna në kufi është zhvilluar me sportele të shtuara, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo greke, për të përballuar rritjen e ndjeshme të lëvizjeve gjatë festave.///
ME SHUME LAJME
Rama: Njerëzit e ligj përdorin shqiptarët si mish për top, por nuk e dinë se ata të japin ujë në bisht të lugës
Paradoksi i një Fataliteti të pandarë
Parashikimi i motit, rriten temperaturat