SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Patozi: Pazari për vend të sigurtë në listë në PD, pasqyrë e degradimit të politikës

 “Ne jemi e vetmja ofertë që do të kandidojmë me lista të hapura”, tha sot në një intervistë televizive, kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa theksoi se do bashkëpunojë me Topallin si dhe mbeten të hapur edhe për parti të tjera.

Patozi tha sot “pjesa tjetër e politikës nuk ka ndryshuar asgjë”. “Mjafton të shohësh pazarin e fundit të një vendi të sigurt në listë që po zhvillohet në PD. Kjo është një shëmti dhe një pasqyrë e degradimit të politikës në vitet e fundit”, u shpreh ai.

Po ashtu, Patozi tha se do bashkëpunojë me Jozefina Topallin, por u ka bërë thirrje dhe partive të tjera të bashkëpunojnë.

“Ne kemi rënë dakord dhe me shumë gjasa mund të arrijmë një marrëveshje me Topallin dhe shumë të tjerë, sepse nuk është e thënë që ne duhet të mbyllin dyert. Ka dhe forca dhe personazhe të tjera politike që mund t’i bashkohen kësaj liste”, tha ai.

Per nje kohe te gjate Astrit Patozi ka qene zyrtar i larte ne PDSH dhe drejtues politik i Qarkut Vlore-Sarande  ///

error: