Partia Demokratike reagoi ndaj akuzave të Komisionit të Rithemelimit të PD-së për votimin në seancën e sotme plenare pro zgjatjes së afateve të organeve të Vetingut, duke u shprehur se, “non-grata”-t, të shpallur dhe të pashpallur kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale.
“Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi”, thuhet në një deklaratë të PD-së.
“Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak. Koha e “non- gratave” të shpallura e të pashpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere”, theksoi PD.
“Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”, përfundoi deklarata e PD-së.
Më herët, Komisioni i Rithemelimit të PD-së u shpreh se “sot në parlament shqiptarët dhe demokratët panë versionin më të shëmtuar të një opozite fasadë, të marrë peng nga pushteti, e cila në diktatin e Edi Ramës detyrohet t’i thotë pengmarrësit dajë dhe t’i sigurojë atij votat për kapjen e plotë dhe përfundimtare të sistemit të drejtësisë.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim