Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku i ri shqiptar është plagosur me thikë nga tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një lokal nate, në Artemisa. Sipas raportimeve të mediave helene, tre personat janë përleshur me 22-vjeçarin shqiptar, kur papritur njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur të riun, i cili ka mbetur i plagosur.Pas ngjarjes, tre autorët hipën në një makinë dhe u larguan. I plagosuri i ka ndjekur me mjetin e tij, derisa në kryqëzimin e rrugëve Artemisos dhe Salaminos ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci.
22-vjeçari është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa Policia po punon për arrestimin e tre autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim