SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Plumb në kokë mjekut se dyshonte se gruaja kishte lidhje me të, kush është një nga të “shënjestruarit” e OFL

Një nga “të fortët” e Durrësit, të cilët duhet të provojnë ligjshmërinë e pasurisë së tyre me kërkesë të Operacionit Forca e Ligjit, është Ali Lorja.

I shënjestruari i OFL, për pasurinë e dyshimtë Ali Lorja, rezulton i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”

Ai akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2009, e cila tronditi qytetin bregdetar.

Lorja ekzekutoi me plumb në kokë mjekun Fatmir Thaçi, në ambientet e spitalit të Durrësit, për tu dorëzuar më tej në polici bashkë me armën e krimit.

Dyshohet se ekzekutimi i mjekut u krye në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak se Lorja dyshonte se e shoqja e cila punonte si infermiere në spital, kishte lidhje me mjekun radiolog.

Mjeku radiolog u vra në zyrën e tij nga Ali Lorja, i cili deklaroi në polici se viktima ishte përgjegjës për vetëvrasjen e bashkëshortes Liljana Lorja, dy muaj para ngjarjes.

Para se të shkrepte pistoletën ndaj tij, bazuar nga dëshmitë në vendin e ngjarjes ai i tha Thaçit, “Siç mbetën jetim fëmijët e mi, le të mbeten edhe të tutë”.///

error: