Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka urdhëruar ristrukturimin e policisë gjyqësore.
Në terma të tjera kjo do të thotë se kërkohet ndryshimi i organikës së oficerëve të policisë gjyqësore pranë 12 Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në vijim Prokurori i Përgjithshëm për të kontrolluar veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore, në zbatimin e ligjit penal, procedurial dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019 dhe ato të mbartura nga viti 2018, ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë me ngarkesën më të madhe, asaj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Rekomandimet e mundshme në përfundim të kontrollit, synojnë përmirësimin e treguesve në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore.///
ME SHUME LAJME
Shqipëria përballet sot me Poloninë në “play-off”-in e Botërorit 2026
Mot me vranësira, reshje shiu në gjithë vendin pas mesditës
“InTriper”: Shqipëria 2026: Plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore