Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, Frida Krifca dhe zv/ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, ishin te enjten në Xarrë të Konispolit për të lidhur kontratat me fermerët përfitues të thirrjes IPARD, për mekanikën bujqësore.
“Janë rreth 7 subjekte aplikantë të programit IPARD 2 që janë gati për të lidhur kontratat për mekanikën bujqësore. Ndërkohë që ne, nga thirrja e parë deri tani kemi 41 kontrata të programit IPARD për mekainikë bujqësore. Janë rreth 1.9 milionë euro, një financim që ka kohë që nuk jepej në këtë drejtim. Me shumë rëndësi të evidetojmë se si mekanika bujqësore ka mundësinë të transformojë pjesën e rendimentit”, tha Krifca.
Ajo u shpreh se “i bëjmë këto investime se duam që realsiht të jemi shumë më konkurentë në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare me produktin shqiptar “Made in Albania”, që të jetë në një cilësi superiore, të rrisim eksportet, të rrisim punësimin dhe të rrisimin gjithë vlerën që krijohet në zinxhirin nga prodhuesi deri tek blerësi përfundimtar”.
Ndërsa Kote theksoi se “këtu punësohen rreth 1200 punëtorë dhe dita e punës së punëtorëve këtu ëshë 20 mijë lekë të vjetra”. “Dita e punës dhe punëtori që punon si mekanizator merr gati 35 mijë lekë, mjeshtrat e krasitjes marrin 40-50 mijë lekë të vjetra në ditë. Mjetet që këta kanë marrë janë nga kompanitë më bashkëkohore që janë sot në Europë”, tha Kote. ///
ME SHUME LAJME
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite