– Kryeministri Edi Rama u shpreh te premten se bashkitë i kanë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë dhe të krijojnë shumë më tepër shanse për njerëzit që kanë nevojë për strehim, por njëkohësisht edhe të fitojnë para për buxhetin e tyre.
Në konferencën mbi decentralizimin dhe performancën financiare të qeverisjes vendore, Rama u shpreh se “është e pamundur që ne akoma sot në nivel bashkiak, që nga Tirana që është kryesorja deri te bashkia më e fundit nuk kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura, duke filluar nga ndërtimi”.
“Më thoni një kompani bashkiake që ndërton në funksion të strehimit në Shqipëri, por nuk ka. Kemi pasur një debat të gjerë dhe të thellë me drejtuesit e bashkisë së Tiranës për këtë. Nuk mundet dot qeveria të jetë përgjigjja për çdo kërkesë dhe çdo nevojë. Është e pamundur. Dhe nga ana tjetër nuk ka pse oportunitete që janë aty për t’u shfrytëzuar, të mos i shfrytëzojnë edhe sektori publik bashkiak, por të gjitha t’ia delegojnë kompanive private. Nuk ka arsye”, tha Kryeministri.
Rama kujtoi se “rolin e zhvilluesit e luajnë shumë investitorë që nuk kanë fare kompani ndërtimi dhe marrin kompanitë e ndërtimit dhe zhvillojnë pronat”. “Pse mos ta bëjnë bashkitë këtë? Çfarë i pengon? Më thoni një gjë që i pengon, por nga ana tjetër me një gur vrasin dy zogj, krijojnë oportunitete të reja për të pastrehët e tyre dhe nuk rrinë të presin nga Enti i Banesave në Tiranë, por strehojnë të pastrehët. Bëjnë politikë strehimi të mirëfilltë dhe nga ana tjetër shesin për të mbledhur të ardhurat. Pse të mos bëhet kjo?”, shtoi Rama.
Si ne shume bashkie edhe e Sarandës figurojne qindra te pastrehe. Ata paraqiten here pas here te specialisti i strehimit ne nje zyre te Bashkise me shprese per nje zgjidhje. Ne pritje te zgjidhjeve kalojne vite te tera me sytë nga Enti i Banesave ne Tirane dhe Zoti…///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim