SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Nuk ka kompromis ku një palë i fiton të gjitha, kemi hequr dorë nga dëshirat tona

“Nuk ka një kompromis ku një palë i fiton të gjitha dhe kompromiset e mira janë zakonisht ato ku të gjitha palët kanë një arsye për t’u mërzitur”, deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama.

Gjatë debatit në seancë plenare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama tha se “edhe ne kemi arsyet tona për t’u mërzitur, madje të jemi të qartë, kemi më shumë arsye se sa palët që janë në këtë proces, qoftë brenda parlamentit, qoftë jashtë”.

Por, vijoi Kryeministri, jemi të vetëdijshëm se detyrimi për të bërë kompromisin e nevojshëm për një proces ku të gjithë kanë të drejtën e tyre të marrin pjesë është të heqim dorë nga dëshirat tona”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që nëse ne do të kishim kërkuar këtu një kompromis nga ju për të vendosur bonusin për partinë e parë ju do na e kishit dhënë, por patjetër që kjo do të ishte e tepërt në raport me palën që nuk është këtu. Nga ana tjetër, për ata që nuk janë këtu ky parlament po bën më shumë se sa asnjëherë më parë për ndonjë palë që ka qenë këtu brenda, duke i marrë në konsideratë kërkesat e tyre edhe pse normalisht ata e braktisën parlamentin dhe u vetëzhveshën nga e drejta për t’i imponuar këtij parlamenti çfarëdoqoftë”, tha Rama. ///

error: