“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare”.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama pas deklaratave të opozitës për projektin e segmentit Milot-Fier.
“Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë, si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin”, – tha Rama.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot nga Divjaka se qeveria ka dhënë koncesion 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare Milot-Fier. Ai tha se “një pjesë e madhe e kësaj rruge është ndërtuar nga PD”. “Ky nuk është asgjë, vetëm një projekt tjetër vjedhje dhe pa pikë diskutimi nuk ka asnjë shans të realizohet”, tha Basha.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota