Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot efektivin e Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, i cili u plagos dy ditë më parë në Himarë, pasi ndërhyri jashtë shërbimit për shmangien e një përplasjeje të dhunshme.
“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Efektivi i policisë së Vlorës ndërhyri për të shuar një sherr në zonën e Himarës, por u godit me thikë nga Theodhoi Mërkuri, i cili u arrestua nga policia. Ai ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota