Kreu i qeverisë Edi Rama e quan fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi, një efekt të globalizmit që po përhapet në të gjithë botën. Rama deklaroi gjatë bashkëbisedimit me studentët se ka raste edhe kur të rinjtë e vendeve të BE-së largohen nga vendi për shkak se ekziston një mendësi për të shkuar në një vend që mund të jetë më i zhvilluar për sa kohë je i lidhur me celular me të afërmit e tu. Ai tha se Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane, megjithatë shtoi se duhet një mandat i tretë për socialistët për përfundimin e reformave të nisura.
“Fenomeni i largimit nga vendi për një jetë më të mirë nuk është një fenomen shqiptar por i shtrirën jo vetëm në Europë por edhe në disa prej vendeve të BE. Psh. është rasti i Portugalisë që është anëtar i BE-së që ka regjistruar një numër largimesh që është i konsiderueshëm.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”