Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga gruaja, Linda Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho ndodhet në Vatikan për vizitë. Ai është pritur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku .
Më herët ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë. Ka qenë Kardinali ai që ka nisur fjalën i pari në këtë ceremoni, ndërsa uroi që të gjithë shqiptarët të bekohen nga një rreze nga qielli dhe një varg engjëjsh.
Sot shënojnë 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, Vatikanit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i bashkohet një ceremonie në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë, bashkë me familjen e tij.
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë