Mjekët Dhimitër Kraja dhe Afrim Yzeiri kanë dënuar pamjet e publikuara nga morgu i Tiranës të personave që kanë kanë humbur jetën nga COVID-19.
Profesor Dhimitër Kraja i cili ka drejtuar me vite shërbimin Infektiv deklaroi sot se këto pamjet nuk duheshin publikuar veçanërisht në këtë periudhë pandemie të jashtëzakonshme.
Mjeket e konsiderojnë te turpshme publikimin e të tilla fotove për të bërë politikë.
Dr.Afrim Yzeiri i cili është në shërbim të pacientëve pranë spitalit COVID 3 tha se “nëse bëhet fjalë për situata ekstreme, qoftë edhe në pamundësi të sistemimit të kufomave nuk është politika ajo të tregojë se ku janë, është gjynah”.
“Është gjynah tek Zoti. Të bëjmë maksimumin e mundshëm të njerëzish, gjithmonë duhet të çojmë mesazhet përpara që hallet janë halle, mundësisht t’i minimizojmë jo ti maksimizojmë”, tha ai./atsh//
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë