Forcat RENEA po zhvillojnë sot në mbrëmje një operacion blic në zonën e Lungomares në Vlorë. Bëhet fjalë për një operacion për kapjen e personave në kërkim, si dhe sekuestrimin e armëve dhe drogës.
Mësohet se deri më tani janë shoqëruar persona që janë kontigjent kriminal. Një prej të arrestuarve është Edison Begaj. Këtij të fundit iu bë një atentat dy javë më parë, ku mbeti i plagosur në këmbë. Policia deri më tani nuk ka dhënë deklaratë zyrtare për arrestimin e Begajt, ndërsa në orët në vijim priten të tjera detaje///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese