Vendi ynë do të përfshihet më 25 nëntor, nga reshje shiu, ndërsa në lartësinë mbi 700-800 metra ato pritet të jenë në formën e dëborës, me intensitet të ulët deri mesatar.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bëri apel sot të gjithë bashkive të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.
Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave IGJEO tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 25.11.2023 parashikohen reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24- orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatar deri lokalisht intensive.
Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës. Në datën 26.11.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore.///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese