-Situata në qarkun e Gjirokastrës është nën kontroll të plotë, niveli i ujërave në lumenjtë e Drinos dhe Vjosës ka rënë ndjeshëm, ndërsa të gjitha rrugët nacionale dhe rurale janë të hapura.
Kështu tha sot për ATSH-në Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote.
“Niveli i ujërave ka rënë ndjeshëm, lumenjtë Drino dhe Vjosë janë në shtratin e tyre. Kemi kryer matjeve të nivelit të ujit disa herë në ditë dhe matja më e fundit në Urën e Përmetit është 2.5 m niveli i ujit dhe në urën në Memaliaj është 4.4m”, – tha Kote për ATSH.
Sipas tij, ky është një tregues i rëndësishëm për nivelin e ujit, pasi pika kritike është 7 m dhe tejkalimi i pikës kritike do të thotë përmbytje e Vlorës dhe Fierit.
Prefekti Kote u shpreh se “aktualisht nuk ka asnjë sipërfaqe toke të përmbytur, janë të hapura të gjitha rrugët rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative. Dy akse të vështira zonat malore të Golemit dhe Zhulatit në Gjirokastër janë hapur dhe sot në mëngjes është bërë i mundur qarkullimi i mjeteve”.
Në Gjirokastër si pasojë e reshjeve ka disa dëmtime, të cilat po meremetohen në vijim.
Prefekti Kote bëri të ditur se ka problem me furnizimin e energjisë elektrike me gjithë përmirësimet e ndjeshme, ka probleme për shkak të reshjeve, janë vendosur disa transformatorë të rinj në Libohovë, në Suhë, Zagorie, në Gjirokastër, në Kardhiq dhe Luftinjë, në bashkinë e Memaliaj, por sigurisht nga reshjet e dendura ka shkëputje telash për shkak se do të duhet investim i plotë në rrjetin e shpërndarjes”.
Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave, Prefekti Kote kërkoi një koordinim më të mirë mes shtabeve të bashkive dhe ndërmarrjeve të institucioneve rajonale duke filluar nga OSHEE, AKU, drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave, Drejtoria e Bujqësisë, spitalet e rretheve dhe spitali rajonal, njësia ushtarake, policia etj.
Prefekti Kote tha për ATSH se “gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave kërkova të bëhet edhe një bilanc i plotë i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga reshjet e përmbytjet në monumentet e kulturës”.
Njëkohësisht, vijoi Kote, u kërkua që të jenë në qendër të vëmendjes shtresat në nevojë, qytetarët e pambrojtur, ata që trajtohen me ndihmë sociale, me synimin që në këtë situatë tu gjendemi pranë duke iu dhënë edhe ndihma.
Prefekti Kote tha se “në 3 ditët në vijim që sipas IGJEUM do te jenë ditë të vështira, iu është kërkuatr të 7 shtabeve dhe Prefektura e Gjirokastrës ka nëj plan A dhe B në rastin me të keq nëse kërkohet evakuimi i banorëve, për zhvendosjen dhe strehimin e tyre, ushqimin dhe ndihmat në se do të ketë një situatë emergjence”.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim