-Një numër special për Panairin e 10-të te Suvenireve Mjedisore “SARANDA-2022 –
Nga Panajot BOLI
Bashkë me rrugëtimin e AJMMI-it si pararojë revista e saj ‘URAT’. Me firmat e tre gazetarëve qe janë pjesë e ketij stafi dhe kanë ngritur probleme aktuale qe ka fusha e Mjedisit dhe e Medias. Por shtylla kurrizore e saj ishin fjalët dhe opinionet e specialisteve të njohur, jo vetem në rrethin tonë, por figura të njohura ambjentalistesh dhe të mediave të vendit tonë. Pesha e revistës u rrit me trajtime problemesh qe sensibilizuan komunitetin dhe levizën ingranazhet e pushteteve lokale. Jo vetem kaq , ajo u bë burim edhe për shtypin qendror dhe atij qe trajtonte problemet e Mjedisit dhe të Informacionit qe kish të bënte me rolin dhe punën transparente të gazetarit. Ajo u bë tribunë e mendimit të mjeshtrave të mjedisit, inxhiniereve të pyjeve, te ndjerit Qani Sejdini, të Kristo Kaurit, të profesor Agim Nelaj, qe ishin anëtarë të kesaj shoqate, të personaliteteve si Xhemal Mato pushtetareve vendorë, të specialisteve të ndryshëm, të kolegëve tanë qe kontribuan me shumeë deshirë duke filluar nga Blerim Kore, te kolegët e Sarandës e Gjirokastrës. deri edhe me mendime të turisteve të huaj.

Revista e fundit, dedikuar 10-vjetorit Panairit “SARANDA-2022”, ishte ekskluzive për panairet e suvenireve me qasje mjedisore. Përvoja e gjatë, me dhjetë panaire, është ekzpozuar bukur në këtë revistë duke filluar nga drejtuesi i AJMMI-it, Shkelqim Hajno, një nga gazetarët e njohur nder vite në shtypin shqiptar, me përvojë të gjatë në gazetari, i cili sjell risitë e ketij evenimenti kaq të bukur për Sarandën qe mori përmasa mbarëkombetare. Ishte një përpjekje qe donte sakrifica dhe punë, dhe ai me stafin e tij ia doli te realizoje një aktivitet cilësor qe njohu rritje nga viti në vit.
Nje vlerësim të veçantë bën në editorjalin e Revistes “URAT e Panaireve'” Presidenti i Panairit, kryebashkiaku Adrian Gurma, qe ishte një mbeshtetes aktiv për realizimin sa me cilësor të këtij evenimenti, qe ai e quan të veçantë për Sarandën, për turistet qe marrin një shije të artizanatit shqiptar, shumë prej të cileve u befasuan nga arti shqiptar popullor.
Gazetarë të stafit sjellin mes një reportazhi të gjatë rrugëtimin e panaireve, çaste të bukura emocionante dhe përshtypjet e pjesëmarresve qe e përgëzojnë këtë aktivitet aq të bukur e me vlera për promovimin e artizanatit jo vetem brenda vendit tonë, por edhe në trojet shqiptare jashtë atdheut.. Nuk mungon Blerim Kore. gazetar, anetar i Stafit te AJMMI-t rezident ne Gjirokaster qe me shkrimet e tij kërkon qe kjo veprimatari të marrë përmasa rajonale, ( tashmë Gjirokastra e ka shumë afër detin me rrugën e re).Gjirokastra tani u be me dalje ne det-tha se fundi kryebashkiaku i qytetit te gurte, Një vend të rendësishem zë edhe shkrimi ‘Miqtë e AJMMI-it’, per personazhe e personalitete lokale e rajonale me kontribute per shumë miq, dashamirës, vullnetarë dhe aktivistë. Dhe mbi të gjitha bizesmenë, personalitete qe e mbeshtetin.
Në faqet e saj mes një albunimi të madh, paraqitet rruga e panaireve dhe risia është se ekspozohen punimet nga me interesante, të të gjitha llojeve, duke filluar nga druri, nga penjtë, nga lekurët, nga veshjet , riciklime, punime artistike deri te tezgjahu e guacka të detit.
AJMMI ka një përvojë nder vite ne fushe te mjedisit, ndergjegjesimeve te komunitetit dhe promovimeve Se staf i tij punon me përkushtim dhe pasion. Revista e agjencise AJMMI mbetet nje lloj tryeze e mendimit ne fushat qe trajton Qendra AJMMI duke ndare me bashkepunetoret idete, risite dhe qasjet miqesore me mjedisin dhe nje media me fytyre publike./sarandanews.al///





14Florentina Skendaj, Marina Zangali dhe 12 të tjerë
mento
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese