SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rivihet në punë sistemi TIMS në 6 pika kufitare

 Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi informoi sot se pas sulmit kibernetik të një ditë më parë, është rivënë në punë sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar, Rinas, Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

Ministri bëri të ditur po ashtu se po vijohet puna në mënyrë të pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në pikat e tjera të kalimit kufitar.

Çuçi tha se ekipi i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është asistuar edhe nga partnerët amerikanë.

“Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS. Gjithashtu falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë. Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje”, u shpreh ministri.

Peleshi duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që janë ndeshur me vonesa, tha se është punuar prej momentit të parë kur u detektua sulmi kibernetik, për të garantuar mbi të gjitha paprekshmërinë e të dhënave dhe më pas për rikthimin në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Që prej së premtes sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik. Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë./atsh///

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/26Diell
Kukës13/23Diell pak re
Lezhë17/26Diell
Dibër13/26Diell pak re
Durrës17/31Diell
Tiranë20/28Diell
Elbasan20/29Diell pak re
Berat18/31Diell pak re
Vlorë18/28Diell
Korcë14/25Diell pak re
Gjirokastër15/31Diell pak re
Sarandë16/29Diell
error: