Në Gjirokastër vijojnë me ritme të larta punimet për rivitalizimin e sheshit “Çerçiz Topulli”, i cili pas përfundimit do t’i japë jetë një pjese shumë të rëndësishme të zonës së vjetër duke e bërë Qafën e Pazarit të lidhet natyrshëm me pjesën tjetër të qytetit.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rehabilitimin e sheshit.
“Megjithëse jemi në muajin gusht vazhdon pa u ndaluar puna për zbatimin e projektit, për rivitalizimin e Sheshit “Çerçiz Topulli””, tha Golemi.
“Sheshi i Çerçizit” i rikonceptuar, duke mos prekur elementët urbanë ekzistues do të kthehet në një vend pushimi për turistët e shumtë që mrekullohen nga pamja magjepsëse që ofron qyteti.
Pjesë e projektit është edhe parkimi nëntokësor me 300 vende, i cili do të lehtësojë qarkullimin dhe orientimin e mjeteve që sjellin turistë në zonën e vjetër të qytetit.
Po ashtu është menduar rivitalizimi i sheshit te “Shtëpia e Pionierit”, apo dhe sheshi para bashkisë.
Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.
1 nga 8

ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026