SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rrihet nga një prind grek 12-vjeçari shqiptar – dergohet ne spital.

Rrihet nga një prind grek 12-vjeçari shqiptar – dergohet ne spital. “Sulm rracist”- e vlereson kete pisod gazetari shqiptar ne Athine , Shpetim Zinxhiria i cili iu referua edhe trajtimit nga mendiat vendase..

Një ngjarrje e shëmtuar ka ndodhur në periferi të Peristeri, një sulm rracist me protagonist një prind grek ndaj një fëmijë 12-vjeçar.

Janë mediat greke që dënojnë këtë sulm rracist të këtij prindi ndaj fëmijës shqiptar.
Prindërit e një fëmijë 12-vjeçar kanë bërë apel në gjykatë për sulmin racist, pasi ata ankohen, që djali i tyre u rrah barbarisht nga babai i shokut të tij të klasës, si rezultat të dhunës fëmija pësoi një frakturë në qafë dhe u dërgua në spital.
Shkaku i dhunës ndaj fëmijës 12-vjeçar shqiptar ishte mosmarrveshja midis dy femijëve, nxënës të njëtës shkollë fillore. Babai I femijës grek dhunoi fëmijën shqiptar përpara dhjetra nxënësve të në sheshin qendror në Peristeri të Athinës.
Por…
Në një video të transmetuar nga televizioni vendas OPEN TV, fëmija shqiptar është shtrirë në tokë dhe goditet nga fëmija grek, ndërsa babai i tij, duke qëndruar mbi të, i bërtet: “po të godet ore. A je i sigurt; A ke dëshmitar këtu që po goditesh? Ngrihu në këmbë . “

Prindërit e nxënësit të klasës së 6-të që kanë ardhur nga Shqipëria dhe jetojnë në Greqi për 30 vjet, kërkojnë ndëshkimin e babait, ndërsa fëmija i tyre që ka lindur në Greqi thotë para kamerës: “Ai më mallkon për vendin tim dhe babai i tij dikur më thirrën sepse kemi pasur përsëri një zënkë dhe këtë herë ai më kapi për flokë “.///

error: