Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma priti se fundi në një takim në zyrën e tij, Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës së Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.
Turizmi ishte në fokus të diskutimit që zhvilloi Gurma me diplomatin grek Sacharidis.
Mes tyre u bisedua për veçoritë dhe pritshmëritë për sezonin turistik të këtij viti, mbi projektet e përbashkëta me fokus turizmin e sidomos për mundësitë e reja që hap turizmi pa kufij territorialë, duke i dhënë hapësirë idesë dhe praktikës së turizmit të integruar me bashkitë fqinje.
Gjatë takimit u vlerësua se hapi i parë është hedhur, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Bashkisë së Sarandës dhe asaj të Finiqit.
Kryetari Gurma tregoi se të dyja bashkitë gjenden tani në procesin e organizimit të një konference me fokus turizmin e integruar, ku do të ftohen t’i bashkohen Memorandumit të Bashkëpunimit edhe bashki të tjera të rajonit jugor, me dëshirën dhe vizionin për të përfshirë më tej edhe bashki fqinje nga vendi fqinjë, Greqia.
Kreu i Bashkisë së Sarandës Gurma, falenderoi konsullin grek Sacharidis, për dhurimin e një sasie materialesh sanitare për bashkinë e Sarandës./ATSH///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota