ABI Bank dhuroi 2 automjete elektrike me 0 km për Policinë Bashkiake të Sarandës.
Çelësat e këtyre automjeteve u janë dorëzuar në mënyrë simbolike drejtorit të Policisë Bashkiake Sarandë Aleksandër Lilo nga zv. drejtori i përgjithshëm i ABI Bank Igli Sulaj.
Sulaj është shprehur se ABI Bank do të jetë gjithmonë e gatshme për të mbështetur projekte të tilla, të cilat shkojnë në rritjen e sigurisë në qytetin turistik të Sarandës.
Kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi duke falenderuar ABI Bank, është shprehur se ABI Bank është banka më e fokusuar në sektorin e turizmit dhe ky donacion përshtatet edhe me synimet e Sarandës drejt një qyteti ekologjik.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota