DY nga 6 anijet turistike, qe operojne ne Gjirine Sarandes kane perhapur muzike jashte orarit të lejuar, por administratoret e “kane paguar” kete me nga 1.000.000 leke gjobë secili.
Policia vuri ne dukje sot : “U konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 administratorë anijesh turistike dhe administratori i një restoranti në Sarandë.
Strukturat e Policisë Sarandë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Burime [policore thane se :Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, konkretisht për shtetasit: -B. K., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje; -I. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje; /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sot mot i paqëndrueshëm, borë në lartësitë mbi 1000 metra
Kulturë. Fenomeni Alban Skenderaj.
Turizmi. Greqi–Shqipëri synohet një fazë e re bashkëpunimi