SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE, Bien ne prangat e policise dy persona te kerkuar.

SARANDE, Kane rene ne prangat e policise dy persona te kerkuar.

Policia tha se jane kapur dhe jane ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Mesohet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit turk E. A., 42 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 20.03.2021, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ‘’Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi për shtetasin në kërkim E. S., 31 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në datën 01.04.2021, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprim.///

error: