Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Sarandë, në vijim të monitorimeve dhe kontrolleve të pandërprera, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, arrestuan në flagrancë shtetasit: • Xh. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• A. M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Gjergj Arianiti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota