Dy persona u vunë në pranga nga policia sot pasi shfrytëzonin për prostitucion një 16-vjeçare. Burime nga policia vunë në dukje se u finalizua pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Silent Watch”. Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur, për prostitucion.
Gjate operacionit mësohet se u sekuestruan një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Watch”.
Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetaset: S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët