Finalizohet operacioni policor i koduar “One”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët.
Fshihte në banesë, një armë zjarri pistoletë dhe fishekë për të, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 18-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar operacionin policor të koduar “One”, për kapjen e një shtetasi që mbante armë zjarri në banesë.
Policia tha se “Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. Sh., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në lagjen nr. 1, Sarandë, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë. Arma, fishekët dhe lënda narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.#
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë