SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Fshatrat e Bregut disa orë pa drita në acarin e dimrit

Në një kohë kur temperaturat në të gjithë vendin kanë arritur nën zero, banorët e fshatrave të bregdetit të Sarandës prej orës 2 të mesnatës janë pa energji elektrike.

Pa energji kanë mbetur zona e Njësisë Administrative Lokove me fshatrat Borsh, Lukovë, Sasaj, Piqeras, Nivicë, Shën Vasil etj.(Bashkia Himare).

Pavarësisht se banorët po kontaktojnë punonjës të OSHEE, nga ana e tyre nuk jepet një arsye për mungesën e energjisë dhe as se kur mund të rikthehet energjia në këtë zonë. Nuk dihet nëse ky defekt lidhet me pasojat e motit të keq në atë zonë, apo është thjesht një defekt tjeter///

error: